Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë janë të angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria, në të gjithë territorin e vendit.
Mirëpo, jo rrallë ata përballen me rezistencë dhe pengohen nga qytetarët të cilët nuk i respektojnë këto masa.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 22:00, në Prizren.
Burime të medias brenda prokurorisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.
Këto burime thanë për median se të dyshuari, të cilët janë shtetas të Turqisë, i kishte penguar inspektorët që po monitoronin zbatimin e masave antiCOVID.
Media mëson se dy të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit.