Një plagosje me armë u regjistrua ditën e djeshme në Fushë Krujë.
Ndërkohë policia bën të ditur se është arrestuar autori që qëlloi me armë pronarin e një fasoneri me emrin Arben Dedja.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit Fatmir Rrahmani, 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë".
Njoftimi i plotë i policisë:
Krujë
Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.
Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme