“Më jep para ose ta marr fëmijën” – Tmerri që përjetoi nëna nga një narkoman në Gjakovë

Kronikë e zezë

“Më jep para ose ta marr fëmijën” – Tmerri që përjetoi nëna nga një narkoman në Gjakovë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një përdorues i narkotikëve ka terrorizuar familjen e vet në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, në momentin që ka mbetur pa këto substanca.

Sipas disa burimeve dje, rreth orës 08:30, një femër ka raportuar se vëllai i saj i ka kërkuar një shumë të parave për të blerë narkotikë, meqenëse ai ishte konsumues i tyre.

Ajo fillimisht kishte refuzuar t’i japë atij para. Por, pas refuzimit të saj, ai ia ka marrë fëmijën asaj dhe i ka thënë se “nëse nuk i jep para, do t’ia merrte me forcë fëmijën diku”.

Sipas burimeve motra ia ka dhënë të njëjtit 50 euro dhe ai e ka lëshuar fëmijën.

Me ta raportuar ajo rastin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje por nuk kanë arritur ta gjejnë të dyshuarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat