Për shkak të një mosmarrëveshje, një person është therur me thikë nga shoku i tij i mëhershëm.
Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, saktësisht në rrugën Ahmet Kaqiku.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj 03.05.2021-19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje ishte therrë me thikë në këmbë nga shoku i tij i mëhershëm i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”.