Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e FSK-së kanë gjetur dhe hequr dy granata dore të pashpërthyera në fshatin Veleknicë të Gjilanit.
Kjo pasi që një person ka raportuar te forcat rendit se tek ura e Moravës ka hasur në dy mjete të pashpërthyera.
Bëhet e ditur se njësitet policore siguruan vendin e mjeteve eksplozive, kurse ato të FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetet e dyshuara F-1 dhe i kanë dërguar në vend të sigurt për asgjësim.