Persona të panjohur e kanë djegur një shkollë të vjetër e cila nuk ishte në funksion, në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Kështu ka raportuar dje në Polici drejtori i shkollës.
Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërsa nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë 05.05.2021 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.