Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike
Dy personat e moshës 23-vjeçare u kapën pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK
“Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘Sulm ‘ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor ’, kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P.,23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.