Vjedhin para dhe pako me cigare në një lokal

Kronikë e zezë

Vjedhin para dhe pako me cigare në një lokal

Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:51
Ilustrim

Dy të dyshuar të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj.

Nuk raportohet për të lënduar.

"Ferizaj, 06.05.2021-04:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur", thuhet një njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat