Pas një pune hetimore dje në Prizren është identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet që në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar diploma shkollore të falsifikuara.
Rastet e falsifikimit dyshohet se kanë ndodhur nga muaji janar deri në muajin mars të këtij viti.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.