Kishte lënë veturën para shtëpisë në fshatin Buzhalë.
Por pas mesnatës ka vërjetur se ajo i është vjedhur dhe ka lajmëruar policinë.
Policia njofton se në fshatin Buzhalë të Suharekës, me 6 maj 2021 rreth orës 02:21, viktima mashkull ka raportuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore.
Rasti është nën hetime si veturë e vjedhur.