Një femër nga Mitrovica ishte ngacmuar pasidten e enjte nga një person, derisa ajo ka treguar se nga i njejti i dyshuar edhe ishte dhunuar më parë.
Ajo për rastet ka lajmëruar policinë të cilët po hetojnë rastin, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.
Policia njofton se në Mitrovicë me 5 maj 2021 rreth orës 15:40, ankuesja femër e moshës së mitur ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull.
Viktima është intervistuar e njëjta ka deklaruar që i njëjti person edhe me herët e ka ngacmuar dhe e ka dhunuar viktimën.
I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është nën hetime si ngacmim.