Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
“Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t'i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.
Ndaj personit të dyshuar: J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.