Aksidentohet për vdekje një këmbësor në fshatin Balincë të Malishevës

Kronikë e zezë

Aksidentohet për vdekje një këmbësor në fshatin Balincë të Malishevës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Të premten ka humbur jetën një këmbësor në fshatin Balincë të Malishevës pasi që është goditur nga një veturë.

“Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa para automjetit , kishte qene duke qarkulluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, kishte dalë një këmbësor duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur që t’i evitohet goditjes dhe me pjesën e parme  e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe të dalë në rrugë prej anës së majtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtarë të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF në Kijevë. Viktima ishte sjell pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore”.

Në njoftim thuhet se viktima iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat