Dy vjedhje të rënda në Prizren.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prizrenit.
Sipas burimeve, në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën e Kukësit në Prizren, tre persona kanë hyrë në një lokal dhe kanë kryer vjedhje në vlerë prej 4 mijë e 85 eurosh dhe kanë dëmtuar disa pjesë materiale.
Kurse, burimet e njëjta kanë treguar se në fshatin Samadraxhë të Suharekës, disa persona kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një sasi të arit dhe 3 mijë euro para të gatshme.