Dy raste të vjedhjes së automjeteve janë shënuar, njëri në Drenas e tjetri në Prishtinë.
Siç mëson media, një person nga fshati Arllat i Drenasit ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij në vlerë prej dhjetë mijë eurosh.
Kurse, në rrugën “Sylejman Vojshi” në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se i është vjedhur automjeti i tij në vlerë prej pesë mijë euro.
Të dyja rastet po hetohen.