Në lumin e fshatit Mosnice të Leposaviçit është gjetur trupi i një personi pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar thuhet në raportin e Policisë.