Një aksident trafiku mes tri automjetesh ka ndodhur sot në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.