Mbrëmjen e djeshme një automjet tip "Volkswagen" është përfshirë nga flakët në qytetin e Krujës.
Automjeti mësohet të jetë në pronësinë e shtetasit S.H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe deri tani ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona.
Policia e Krujës ka sekuestruar pamje filmike si dhe ka kryer disa kontrolle banesash.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.