Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas turk i cili ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk M. Y., 31 vjeç.
Në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Kështu bëjnë të ditur mediat në Shqipëri.