Një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Studeqan të Suharekës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, por i dyshuari për shkak se kishte pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.