Policia ka shoqëruar 25 persona për vrasjen e Everest Çakës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Everest Çaka u ekzekutua me armë zjarri në automjetin e tij rreth orës 20:10 në lagjen "Skënderbe" në Elbasan.
Vrasja ka ndodhur në prani të bashkëshortes, e cila është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon punën për kapjen e autorëve.