Mërgimtari sulmon veturën zyrtare.
Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se prokurori ka deklaruar në Polici se derisa ka qenë në veturën zyrtare me një person tjetër, pas një mosmarrëveshje në trafik, është sulmuar nga një i dyshuar.
I dyshuari që ishte me veturë me tabela të Gjermanisë ka goditur me grusht xhamin e veturës zyrtare dhe ka bërtitur.
Rasti është iniciuar në Polici si “sulm”.