Të shtëna me armë zjarri pati pak minuta më parë në Prishtinë.
Nuk dihet nëse si pasojë e këtyre të shtënave ka ndonjë person të lënduar.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se të shtënat me armë janë dëgjuar në rrugën ‘Isa Kastrati’.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore të cilat po merren me rastin.