Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut mes dy veturave në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Ajo më tej ka treguar se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti.