Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjinovc të Suharekës në mes të një motoçiklete dhe një veture.
Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në motoçikletën, është gjetur dhe konfiskuar 1.19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Rasti është duke u hetuar.