Mesditën e mërkure një femër është kanosur e është ushtruar dhunë fizike nga i fejuari i saj.
Ajo pas ngjarjes ka informuar policinë të cilët kanë arrestuar e dërgur në mbajtje të dyshuarin.
Policia njofton se në Prishtinë, me 12 maj 2021 rreth orës 12:00, viktima femër kosovare ka raportuar se në banesën e të dyshuarit (të fejuarit të saj) mashkull kosovar është kanosur dhe ushtruar dhunë fizike nga i dyshuari.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën dhunë familjare.