Në Arllat, Gllogoc, dje më 13 maj diku rreth orës 20:45, ka ndodhur një shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Sipas mediave një burrë, ka njoftuar se dy persona, njëri prej tyre i mitur, e kanë kërcënuar atë në vendin e punës.
Më pas ata kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse, që mësohet se ishte benzinë, në brendi të vendpunishtes.
Sinjali mëson se Policia ka arrestuar njërin prej tyre ndërsa tjetri, është në arrati.