Një burrë nga fshati Dumnicë, Podujevë, është arrestuar dje për keqtrajtim të fëmijës.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa një prind e ka keqtrajtuar fëmijën.
Mësohet se fëmija, që është i gjinisë mashkullore, ka marrë edhe tretman mjekësor pas keqtrajtimeve të marra.
Ndërkaq, prindi është shoqëruar në Stacionin Policor.