Një person me problem psikike ka tentuar mbrëmë që të bëjë vetëvrasje duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec.
Sipas burimeve të medias brenda Policisë, i dyshuari fillimisht ka marrë trajtimin mjekësor në QKMF në Rahovec.
Kurse, më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë por për shkak të problemeve mendore, ai vazhdon trajtimin në klinikën e Psikiatrisë në Gjakovë.