Policia e Kosovës ka inicuar një rast të ‘tregtisë së ndaluar’ gjatë ditës së djeshme.
Siç mëson media, policia pasi ka ndaluar për të kontrolluar një veturë me targa vendore në fshatin Botush të Gjakovës, ka hasur në të pije të ndryshme.
Pasi në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe inspektorët komunal, është konstatuar se vlera e pijeve kap shifrën 1 mijë e 661 euro.
Me vendim të prokurorit, vetura dhe pijet janë liruar.