Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast ngacmimi ndaj një vajze.
Një person në Suharekë pasi ka ngacmuar viktimën ai i ka keqpërdorur edhe numrin e telefonit të saj.
Kështu, Policia arrestoi të dyshuarin si dhe u sekuestroi një Iphone për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Suharekë 15.05.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ia ka keqpërdorur edhe numrin e telefonit. Nga i dyshuari është sekuestruar një Iphone për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.