Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka vjedhur kuletën në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, në të cilën kishte mijëra euro.
Prokuroria e këtij rajoni kanë bërë të ditur se ankuesi ka deklaruar se kuleta i është vjedhur nga xhepi.
Në këtë kuletë ai ka thënë se i ka pasur dokumentet personale dhe 11 mijë e 400 euro para të gatshme.
Sinjali mëson se deri tani nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për këtë rast, të cilin prokurori e ka cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.