Policia njofton për arrestimin e një personi të dyshuar për dhunimin e një të miture.
Viktima ka mohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale, megjithatë prokurori ka rekomanduar që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Podujevë, 16.05.2021 – 00:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.