Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KANOSJE, LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prishtinë, 14.05.2021 – 17:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.