​Nuk i respektuan masat antiCOVID-19, policia shqipton gjoba për 796 qytetarë

Kronikë e zezë

​Nuk i respektuan masat antiCOVID-19, policia shqipton gjoba për 796 qytetarë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19.

Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 4 mijë e 889 raste aktive me COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat