Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka raportuar për dy ngacmime seksuale dhe një dhunim.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, një person në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi që dyshohet se e ka dhunuar një vajzë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në Fushë-Kosovë është lajmëruar edhe një rast tjetër i ngacmimit seksual, ku një vajzë ka raportuar në polici se është ngacmuar nga një person i panjohur.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raportin e policisë, edhe në Deçan, më saktësisht në fshatin Baballoq, është arrestuar një person pasi që ka ngacmuar seksualisht një vajzë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.