Drenas: Burri ngacmon seksualisht një vajzë të mitur

Kronikë e zezë

Drenas: Burri ngacmon seksualisht një vajzë të mitur

Më: 19 maj 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë  një të dyshuar për ngacmim seksual në Drenas.

Siç mëson media nga burimet brenda Policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

I dyshuari për ngacmim seksual, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat