Një grua në Graçanicë është arrestuar dje si e dyshuar për veprën penale “keqtrajtim dhe lënie e fëmijës”.
Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës në prezencën e zyrtarëve policorë.
Fëmija ka marrë trajtim mjekësor.
Ndërsa, e dyshuara është dërguar në mbajtje.