Një femër shtetase e Shqipërisë, deri sa ishte duke punuar në një kafiteri në rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj rreth orës 00.05 të së martës ishte kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull.
Sipas policisë i dyshuari ka arritur që nën kërcënim viktimën ta dërgoi në shtëpinë e tij.
Derisa viktima ka arritur të largohet nga shtëpia e të dyshuarit.
Nuk raportohet për të arrestuar derisa rasti vazhdon të hetohet si kanosje.