Është përfshirë nga zjarri sot një shtëpi në Deçan. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka viktima.
“Rreth orës 17:45 stacioni policor Deçan është njoftuar për një zjarr në një shtëpi 3 katëshe.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar zjarrfikësit e Deçanit. Më pas edhe Zjarrfikësit e Pejës kanë shkuar në asistim.
Zjarrfikësit janë duke u përpjekur që ta shuajnë zjarrin. Fatmirësisht viktima nuk ka. Edhe kati i dytë i shtëpisë ka filluar të digjet. Ende nuk dihen arsyet e shkaktimit të zjarrit”.