Prapa kompleksit “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Fjala është për një përplasje që ka pasur një veturë e markës “Ferrari” e cila thuhet të ketë vlerën prej 450.000 dollarë.
Nga fotot e hedhura në rrjetet sociale, shihet se vetura është dëmtuar shumë.
Deri më tani nuk ka të raportuar për të lënduar.


