Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë.
Rastin e ka konfimruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ku si pasojë vozitësi ka marrë lëndime trupore.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.