Një punëtor i sigurimit fizik në Qendrën e Azilit në Magurë është sulmuar nga një shtetas algjerian.
Punëtori është sulmuar në dorë me një mjet të mprehtë. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Viktima mashkull kosovar punëtor i sigurimit fizik në Qendrën e Azilit në Magurë ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në atë qendër ishte sulmuar në dorë me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull shtetas Algjerian.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.