Një person është sulmuar me thikë në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë pasditen e së mërkurës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë dhe shpinë pasi u godit nga një i dyshuar që ka ikur pas sulmit në drejtim të panjohur.
Ai ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe është liruar në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.