Një person i cili ka qenë në paraburgim për 48 orë kishte arritur të largohet nga dritarja e stacionit policor në Graçanicë deri jashtë rrethojës së oborrit të stacionit.
Mirëpo është arrestuar nga njësitë policore.
Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi ishte lënduar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar për mbajtje në Qendrën e Ndalimit në Hajvali.