Një femër është ankuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit.
“Fsh. Petrovë, Prizren 19.05.2021-15:35.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët”, thuhet në raportin e policisë