Gjatë patrullimit nga ana e policisë në rrugën Zhur-Dragash tek vendi Trokon të mërkurën rreth orës 07.40 është ndaluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar i cili ishte duke transportuar kafshë (gjedhe) gjithsejtë katërmbëdhjetë krerë.
Policia njofton se i dyshuari nuk posedonte certifikatë për transportin e kafshëve.
Sipas policisë në vendin e ngjarjeve ka dalë edhe inspektori i AUV-ut.
Pas verifikimit është konstatuar se gjithçka ka qenë në rregull me pasaportat e kafshëve, ndërsa është iniciuar rasti për mos posedimin e çertifikatës për transport.
Rasti po hetohet si transport i paligjshëm i kafshëve.