Më 12 maj të këtij viti, kishte ndodhur një sulm fizik brenda një familjeje në Fushë-Kosovë, më saktësisht në rrugën “Tahir Zemaj”.
Sinjali ka mësuar se një grua, ka raportuar se në banesën e tyre pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj është sulmuar me thikë kuzhine.
Burimet kanë treguar se e njëjta, ka marrë lëndime trupore në krahun e djathtë.
I dyshuari ka marrë gruan dhe e ka dërguar në QKMF për tretman mjekësor, më pas, edhe në QKUK.
Ndonëse ushtroi dhunë në familje, megjithatë, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.