Tri gra janë arrestar të enjten rreth orës 19:30 në Drenas, pasi që kishin kërkuar nga një burrë që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Janë arrestuar tri ( 3) të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm.”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje.