Njësitet policore derisa ishin në patrullim në fshatin Zhur të Prizrenit me 20 maj rreth orës 07.50 kanë ndaluar një kamion me rimorkio ku kishte të ngarkuara dru të cilin e drejtonte i dyshuari.
Policia njofton se lidhur me rastin janë njoftuar dhe inspektorët e Agjencionit të Pyjeve të cilët konfirmuan se në kamion gjenden 17 m3 më tepër nga ajo që kishte në mbulesë.
Drutë e tepërta 17 m3 janë konfiskuar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt si tregti e ndaluar.